Trazira në Suedi, përplasja mes tifozëve

Futboll

Trazira në Suedi, përplasja mes tifozëve

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:37
Trazira në Suedi, përplasja mes tifozëve

Ndeshja e Europa League mes Malmo dhe Union Berlin duhej të ndërpritej teksa ishin duke u mbushur një orë lojë pasi tifozeritë përkatëse nisën të hidhnin sende dhe flakadanë në drejtim të njëri-tjetrit.

Iniciatorë të këtij incidenti ishin tifozët gjermanë duke shkaktuar më pas edhe irritimin e vendasve me gjyqtarin turk Meler që u detyrua t’i dërgonte dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Një ndërprerje e cila zgjati për 20 minuta teksa policia ndërhyri për të larguar tifozeritë ndërsa në tribuna u vendos edhe një kordon sigurie.

Ndërkohë, nuk munguan edhe disa shoqërime nga policia me ata më problematikët që u larguan nga stadiumi.

Pas rifillimit të lojës nuk pati më probleme dhe gjermanët në fund triumfuan me rezultatin 0-1 falë një goli të Becker në minutën e 68-të duke regjistruar fitoren e parë pas dy disfatave në një grup ku janë pjesë edhe Braga e Royal Union i Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat