Di Maria, viktimë e një tentative vjedhjeje

Futboll

Di Maria, viktimë e një tentative vjedhjeje

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:51
Di Maria, viktimë e një tentative vjedhjeje

Një grup kriminelësh u përpoqën të hynin në shtëpinë e Di Marias, por për fat të mirë ndërhyrja e Policisë e pengoi kërcënimin. Sipas “La repubblica”, pas mbrëmjes madhështore dhe fitores sw Juventusit dhe çmimin MVP të ndeshjes, playmaker-i argjentinas përjetoi momente që nuk ishin aspak të lumtura.

Vila e Di Marias, e vendosur në “Corso Quintino Sella”, u sulmua, por fatmirësisht shërbimi i alarmit arriti të shmangë skenarët më të këqij.

Hajdutët kishin hyrë në kopsht pasi kishin kaluar rrethojat, para se ndërhyrja e Policisë të mundi t’i bllokonte dhe t’i pengonte të largoheshin me plaçkën. Tani patrullat po përpiqen të kuptojnë se sa hajdutë kishte.

Disa dëshmitarë kanë qenë edhe dëshmitarë të arrestimit të ndodhur në rrugë, duke thënë se janë paralajmëruar për britma dhe më pas edhe për zhurma të ngjashme me të shtënat.

Një zonë ku jeton Di Maria, e cila nuk është e re për episode të këtij lloji: vetëm pak ditë më parë iu vodh një “Rolex” sipërmarrësit Alesandro Xhilardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat