Dy sulmuesit sjellin emergjencë te Interi

Futboll

Dy sulmuesit sjellin emergjencë te Interi

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:03
Lukaku

Interi duhet të bëjë mirë llogaritë për ndeshjen me Sasuolon, në të cilën do të vuajë mungesa të rëndësishme mbi të gjitha në repartin ofensiv.

Dëmtimit të Lukakut, që nuk është i disponueshëm që prej gushtit, i është shtuar edhe Hoakin Korrea, që me tërheqjen në gju ka të sigurt mungesën ndaj zijeshilëve, por shpreson në rikuperimin për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës.

Të njëjtën shpresë ka edhe belgu që ka kryer të tjera ekzaminime, por stafi nuk kërkon ta rrezikojë edhe nëse është i gatshëm për pankinën, duke e shtyrë rikthimin e tij për ndeshjen e fundjavës së ardhshme në kampionat ndaj Salernitanës.

E për t’iu kthyer përballjes së nesërme më Sasuolon, Inzagi ka thirrur sulmuesit e të rinjve për të plotësuar repartin në të cilën ka të pranishëm vetëm Lautaron e Xhekon, që do të jenë titullarët zikaltër.

Një tjetër vendim Inzagi duhet ta marrë për mesfushën, aty ku Asllani pritet ta nisë nga minuta e parë në regji, me Çalhanoglunë që do t’i drejtohet stolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat