Ravanelli tregon dallimin

Futboll

Ravanelli tregon dallimin

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 13:53
Ravanelli tregon dallimin

Kush do të jetë më vendimtar mes Leaos dhe Vlahovicit në Milan-Juventus? Fabrizio Ravanelli, ish-bomberi i Juventusit, i përgjigjet “Gazzetta dello Sport”: “Duhet të biem dakord për termin krahasimtar.

Nëse flasim se kush ndikon më shumë në performancën e ekipit të vet, përgjigjja është sigurisht Leao. Milani humbet imagjinatën (kreativitetin) pa të, paparashikueshmërinë dhe rrezikshmërinë. E pamë edhe kur mungoi kundër Napolit.

Në zonën e portës, Vlahovic është më vdekjeprurës dhe për këtë arsye mund të jetë ai që do të nënshkruajë një fitore të mundshme për Juventusin sonte”.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, vlerësoi paraqitjen e shkëlqyer të Angel Di Maria kundër Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve: “Mendoj se ai luajti një ndeshje luksoze.

Di Maria dha tri asiste fantastike dhe u tregua një lojtar mbi mesataren, e zhvendos ekuilibrin në këto nivele. Pashë një ndjenjë të mirë me Vlahovic, janë në rrugën e duhur për të ardhmen.

Kur Juve do të jetë e plotë, prat ë kthehen dhe të dëmtuarit, do t’i argëtojë të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat