Inzaghi përgatit befasi në sulm për Barcelonën

Futboll

Inzaghi përgatit befasi në sulm për Barcelonën

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:46
Inzaghi

Nesër do të luhet Barcelona-Inter, një ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, që me shumë mundësi mund të caktojë edhe fatin e tyre për të vazhduar më tej në këtë aventurë europiane.

Lautaro Martinez, në çdo ndeshje është pothuajse një nga më të mirët në fushë, por golat e tij mungojnë. Argjentinasi sulmon, bën presion te kundërshtarët, nuk dorëzohet, i palodhur, dinak, por goli nuk po vjen.

Nesër është një ndeshje e rëndësishme për zikaltërit, dhe Inzaghi do të duhet të bëjë diçka që Lautaro Martinez të kthehet te goli. Për këtë gjë, “Tuttomercatoëeb” shkruan se tekniku italian e ka thurur planin për ta bërë këtë gjë realitet, sidomos te kjo sfidë.

Inzagi po planifikon që ta rrjeshtojë Lautaron të vetëm në sulm, duke lënë Xhekon, opsionin e vetëm të sulmit në stol. Ai po mendon të rrjeshtojë 2 mesfushorë krahu, 3 në qendër dhe një pas Lautaros, që me shumë mundësi do të jetë Mkhitaran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat