Griezmann: Me Atleticon arrita maksimumin

Futboll

Griezmann: Me Atleticon arrita maksimumin

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:52
Griezmann

Antoine Griezmann ka folur tashmë si lojtar i Atletico Madrid, pasi firmosi deri në 2026-ën me madrilenët.

Në një intervistë të dhënë pas zyrtarizimit me Atleticon, francezi foli për karrierën e tij, por e “fshiu” Barcelonën si pjesë të jetës së tij.

 “Gjithçka që doja ishte të qëndroja këtu, të kënaqesha këtu. Familja ime është e lumtur. Është një klub ku më duan, një trajner që më do.”-tha ai.

Më tej Griezmann theksoi se ndjen që ka arritur maksimumin e tij nën drejtimin e Diego Simeones.

“Mendoj se kam arritur nivelin tim më të lartë falë Simeones, klubit (Atletico), pa harruar Realin (Sociedad). Është kënaqësi të japësh gjithçka për të, të luftosh për të dhe të fitosh ndeshje për të”,-tha Antoine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat