Galatasaray përgatit kontratën e re për Mata-n

Futboll

Galatasaray përgatit kontratën e re për Mata-n

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:21
Galatasaray përgatit kontratën e re për Mata-n

Galatasaray është i etur për t`i ofruar një kontratë të re Juan Mata-s.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, po luan sezonin e tij të parë tek klubi i madh turk.

Sipas mediave turke, Galatasaray është i kënaqur me paraqitjet e spanjollit, dhe krerët e gjigantit turk janë duke përgatitur kontratën e re për Mata-n.

Mata me klubin turk ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Ai iu bashkua Gallatës si transferim i lirë nga Unitedi. Galatasaray thuhet se është duke përgatitur ofertën e re për Mata-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat