Apolonia pren biletën për në raundin e dytë

Futboll

Apolonia pren biletën për në raundin e dytë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 14:18
Apolonia pren biletën për në raundin e dytë

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja mes Apolonisë dhe Besëlidhjes, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra fierake ka prerë biletën për në raundin tjetër duke eliminuar lezhjanët 2-1 me rezultat të përgjithshëm.

Golat u shënuan nga Shehu për Besëlidhjen në minutën e 9′, ndërsa Eneh në minutën e 40′.

Apolonia në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë do të presë një mes çiftit Kukësi-Labëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat