Liverpooli ka tentuar transferimin e sulmuesit

Futboll

Liverpooli ka tentuar transferimin e sulmuesit

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:44
Liverpooli

Në maj të këtij viti, Kylian Mbappe dha një intervistë për The Telegraph.

Rezulton se “Reds” kanë tentuar dikur transferimin e sulmuesit. Gjatë bisedës u bë e qartë gjithashtu se Liverpool nuk është vendi i fundit në jetën e francezit: 

“Kam qenë në kontakt me Liverpool-in sepse është klubi i preferuar i mamasë sime, mamaja ime e do Liverpool-in. Nuk e di pse, është më mirë ta pyesni atë!

Ky është një klub i mirë, i kam takuar përfaqësuesit e tij pesë vjet më parë. Atëherë isha ende në Monaco. Është një klub i madh”.

Si rrjedhojë, siç e dini, francezi nënshkroi kontratë me PSG-në dhe këtë verë zgjati marrëveshjen me kryeqytetasit. Por erdhi momenti kur Kylian vendosi të ndahej me PSG-në, drejtuesit e klubit thuhet se duan ta shesin Mbappe te Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat