Kosova përballet me TSV Eller 04 

Futboll

Kosova përballet me TSV Eller 04 

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:34
Kosova përballet me TSV Eller 04 

Kosova e Dusseldorfit kërkon fitore në duel me TSV Eller 04, në kuadër të javës së 10-të të në Bezirksliga Grupi 1.

Skuadra shqiptare është e përgatitur maksimalisht për sfidën në udhëtim dhe për të vazhduar me fitore në këtë rang të garave. Ndeshja luhet nesër në orën 15.00.

“Këtë të diele na pret edhe një ndeshje e vështirë kundër TSV Eller 04.

Ekipi ynë në ndeshjen e 10 sezonale do ta ketë përballë ekipin TSV Eller 04 e vlefshme për vazhdimin e kampionatit.

Kthehemi në këtë ndeshje me një fitore me rezultat të thellë kundër vendit të dytë në tabelë ku lojtarët janë më se të frymëzuar për të dal me 3 pikë edhe nga kjo ndeshje

Andaj presim nga të gjithë përkrahësit tanë një mbështetje të madhe që të i frymëzoj lojtarët për të dalë me pikë maksimale nga kjo ndeshje, ashtu si çdo herë duke qenë gjithmonë prezent e për atë u jemi shumë falënderues”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

SV Eller 04 renditet në vend të pestë me 17 pikë dhe ka dy më shumë se Kosova Dusseldorf që gjendet në pozitën e shtatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat