Tifozët e Liverpool godasin me monedha Guardiolën

Futboll

Tifozët e Liverpool godasin me monedha Guardiolën

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:40
Guardiola

Liverpool fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Manchester Cityt falë një goli të Mohamed Salah në fraksionin e dytë të lojës.

Tifozët në “Anfield” ishin dëshmitarë të një lufte të vërtetë sportive ndërsa edhe ata kërkuan të bëhen protagonistë në një moment të caktuar kur vendosën të protestonin kundër Pep Guardiolës.

Tekniku spanjoll i Manchester Cityt protestoi ashpër pas anulimit të golit të Foden dhe gjestet e tij anash fushës nuk i toleruan tifozët e Liverpool që tentuan të godisnin spanjollin me monedha.

Por, duket se nuk kanë pasur shënjestrën e duhur, të paktën kjo është ajo që vetë Guardiola shpreh pas ndeshjes me Liverpool.

“Mendoj se në ndeshjen tjetër, tifozët e Liverpool do të bëjnë më mirë dhe do të përmirësojnë shënjestrën. U munduan shumë që të më kapnin, por nuk ia dolën. Këtë herë jo, duhet ta provojnë sërish”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat