Tifozja çon bluzën dhe tregon gjithçka pas penalltisë

Futboll

Tifozja çon bluzën dhe tregon gjithçka pas penalltisë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:45
Tifozja çon bluzën dhe tregon gjithçka pas penalltisë

Futbolli meksikan njihet për një tifozeri të zjarrtë, ndoshta pak më të zjarrtë se sa duhet.

Këtë e tregon më së miri një tifoze meksikane e cila ka festuar në mënyrën e saj të veçantë golin e shënuar nga francezi Zhinjak në suksesin 1-0 të Tigres ndaj Paçuka.

Zhinjak shënoi me penallti në minutën e 88 të ndeshjes dhe tifozja në fjalë nuk u përmbajt, duke çuar fanellën dhe duke i treguar të gjithë të pranishmëve gjoksin.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, por kanë alarmuar drejtuesit e Tigres, të cilët i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të mos e përsëritin një gjë të tillë, pasi mund të penalizohej skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat