Klopp: Nuk jam krenar, e meritoja të kuqin

Futboll

Klopp: Nuk jam krenar, e meritoja të kuqin

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:55
Klopp

Liverpooli ka mundur 1:0 Manchester Cityn dhe ka treguar se “qytetarët” e Pep Guardiolës mund të thyhen, teksa ka kthyer përsëri krenarinë e të kuqve. Por ai që ka ndezur më shumë atmosferën në stadium gjatë fitores ishte Jurgen Klopp i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një shpërthimi të ashpër ndaj anësorit.

Klop reagoi pas një faulli të dukshëm ndaj Salah që vijërojtësi nuk ia sinjalizoi kryesorit edhe pse ishte pak metra larg dhe kjo bëri që tekniku gjerman të ndëshkohej me të kuq.

“Është padyshim emocion. Kartoni i kuq është faji im, unë e teprova në atë moment”, shpjegoi Klop pas sfidës. “Nuk mendoj se ishte mungesë respekti ndaj ndokujt, por kur i shoh përsëri pamjet, unë e njoh veten, jam 55 vjeç. Mënyra se si unë shfaqem në ato momente e meriton një karton të kuq.

Unë e di këtë. Por çfarë rëndësie ka se çfarë them, e humba toruan në ato momente. Kjo nuk është në rregull. Por mendoj se pak si justifikim më duhet të përmend faktin se si është e mundur që nuk u vërshëllye ai faull? Si është e mundur në këtë tokë? Do të dëshiroja shumë të kisha një shpjegim.

Në atë situatë unë kisha pamjen perfekte dhe vijërojtësi gjithashtu. Ti e imagjion që merr një goditje dënimi në atë pozicion, apo ata nisin një kundërsulm. Është praktikisht një ndryshim 100%. Ky ishte momenti që unë u tërbova, nuk jam krenar për atë që ndodhi, por ndodhi”, shpjegoi Klop pas sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat