Trajneri i Bayernit: Jemi fantastikë

Futboll

Trajneri i Bayernit: Jemi fantastikë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 11:44
Nagelsman

Fitorja e Bayernit ndaj Fraiburgut ka lënë shije të veçantë tek arkitekti i tyre. Julian Nagelsman u shfaq i lumtur për fitoren dhe interpretimin e lojës nga të tijtë.

Tekniku 35-vjeçar nuk mund të anashkalonte edhe paraqitjen e parë të Motingut si titullar në Bundesligë për këtë sezon me kampionët në fuqi:

Loja: “Djemtë luajtën në mënyrë të mrekullueshme. Jemi të përqendruar nga minuta e parë e sfidave, pasi nëse e vret ndeshjen që në fillim, atëherë e ke demoralizuar kundërshtarin”, pohonte Nagelsman.

Goli i Çupo-Moting: “Paraqitja e tij e dëshmoi edhe një herë se përse Bajerni nuk ka nevojë për numrin 9. Jam i bindur se goli do ta ndihmojë për të ruajtur vazhdimësinë, pasi edhe problemet fizike kanë pasur efektet e tyre”.

Rikthimi i Mylerit dhe Nojerit: “Dëshira është t’i shikojmë në Kupë përballë Augsburgut, por kjo mbetet dëshirë, pasi forma e tyre do ta pohojë apo mohojë këtë gjë. Të gjithë e dinë se sa të rëndësishëm janë ata për ne, por të shpresojmë…”, përfundoi ish-trajneri i Lajpcigut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat