Blerja rekord e klubit të Premier League dëmtohet dhe kthehet pas Botërorit

Futboll

Blerja rekord e klubit të Premier League dëmtohet dhe kthehet pas Botërorit

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:06
Blerja rekord e klubit të Premier League

Alexander Isak u transferua me shumë bujë këtë merkato verore nga Real Sociedad tek klubi i Newcastle për shifrën e 70 milionë euro teksa u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Magpies. Por, aventura nuk ka nisur sipas planeve të 23-vjeçarit dhe drejtuesve të klubit anglez teksa Isak u dëmtua gjatë periudhës që ishte i grumbulluar me Suedinë.

Pritej që suedezi të rikthehej në fushë këtë fundjave, por në stërvitje ka ndjerë shqetësime dhe koha e rikuperimit është zgatur teksa tashmë pritet të rikthehet në fushë vetëm pas përfundimit të Botërorit, në fundin e muajit dhjetor. Ishte vetë trajneri i Newcastle, Eddie Howe ai i cili dha lajmin e keq rreth Isak.

“E shoh të vështirë që Isak të zbresë në fushë para Botërorit, mendoj se mund të rikthehet të luaj vetëm pas përfundimit të tij. Për fat të keq, rikuperimi nuk ka shkuar sipas planeve dhe është pak frustruese për të duke qenë se është një lojtar i ri në Premier League. Po përshtatej mjaft mirë, por më pas erdhi ai dëmtim me Suedinë.

Atij i vjen shumë keq pasi sapo kishte nisur të ambientohej dhe ndihej shumë mirë.

Por, dëmtimet muskulore janë të paparashikueshme dhe mund të ndryshojnë kohën e rikuperimit papritur.

Është për të ardhur keq pasi Isak mezi pret të lejë gjurmët e tij në këtë klub, por është i ri dhe ka një të ardhme të madhe përpara ndaj ne në klub na takon ta mbrojmë dhe ta rikthejmë në fushë vetëm në momentin e duhur”, u shpreh Howe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat