Motra e Ronaldos kërkon shkarkimin e trajnerit të Manchester United

Futboll

Motra e Ronaldos kërkon shkarkimin e trajnerit të Manchester United

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:18
Motra e Ronaldos kërkon shkarkimin e trajnerit të Manchester United

Tani nuk ka më dyshime sa i përket marrëdhënies së acaruar mes Cristiano Ronaldo dhe trajnerit të Manchester United, Ten Hag. Ky i fundit i tregoi kufirin portugezit me ardhjen e tij te djajtë e kuq.

Ronaldo po priste oferta të tjera dhe nuk dëshironte që t’i bashkohej ekipit për miqësoret përgatitore para sezonit të ri.

Asnjë trajtim special nga Ten Hag që i tha qartazi Ronaldos se nëse nuk do t’i bashkohej skuadrës si gjithë të tjerët, atëherë e priste stoli. Në jo pak raste portugezi është ulur në pankinë, madje në humbjen ndaj Manchester City nuk është aktivizuar për asnjë minutë.

Së fundmi është motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, që ka shpërndarë një lajm ku thuhej se Ten Hag mund të shkarkohet nga Manchester United me mbishkrimin: “Kurrë nuk është vonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat