Frikë në shtëpinë e lojtarit të Milan

Futboll

Frikë në shtëpinë e lojtarit të Milan

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 13:09
Frikë në shtëpinë e lojtarit të Milan

Frikë për Theo Hernandez, më saktë për familjen e mbrojtësit të Milan pasi lojtari nuk ishte në banesë në atë moment.

Rreth orës 9 të mbrëmjes së të martës, një grup me banditë ia doli të futej në shtëpinë e anësorit të majtë, aty ku prezentë ishin bashkëshortja dhe djali i tij vetëm gjashtëmujor.

Keqbërësit nga ana tjetër ia dolën me sukses në misionin e tyre teksa grabitën argjendari me vlerë të majme ndërsa për fat të mirë nuk i shkaktuan asnjë problem familjes së lojtarit, edhe pse trauma psikologjike është e pashmangshme. Tashmë, autoritet e kanë marrë në dorë çështjen dhe shpresojnë që nëpërmjet ndihmës së kamerave dhe portretizimit që ka bërë gruaja e Theos, të identifikojnë grabitësit.

Rastet e grabitjeve në shtëpinë e futbollistëve janë shtuar jashtëzakonisht me bandat e hajdutëve që i vlerësojnë si objektiva të lehtë në momentin kur në banesë nuk ka njerëz, ndërsa nga ana tjetër autoritetet jo gjithnjë ia kanë dalë të ndalojnë dhe të kenë sukses në parandalimin e të tilla episodeve famëkeqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat