Ancelotti ka vendosur si bast mbylljen e karrierës

Futboll

Ancelotti ka vendosur si bast mbylljen e karrierës

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:02
Ancelotti ka vendosur si bast mbylljen e karrierës

Mbrëmë Real Madridi fitoi 3-0 ndaj Elche dhe shkëlqeu Federico Valverde.

Uruguaiani shënoi dy gola, vetëm pak ditë pasi shënoi kundër Barcelonës në fitoren 3-1 në El Clasico. Në total, ka shënuar gjashtë gola në të gjitha ndeshjet këtë sezon.

Para këtij sezoni, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vënë bast me mesfushorin e Realit.

Marrëveshja është si më poshtë: “Nëse Valverde nuk shënon 10 gola, Anceloti do të grisë licencën e trajnerit”.

Pas ndeshjes me Elçen, italiani e kuptoi se tashmë ishte në rrugë të mbarë për të fituar bastin, ndaj deklaroi: “Unë besoj se Fede do të shënojë më shumë se 10 gola, kështu që puna ime është e sigurt.

Ai është një lojtar që ende më befason. Bën gjithçka siç duhet, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nëse mendon për një mesfushor modern, mendon vetëm për Valverde,” tha Ançeloti.

Numri i golave ??të Valverdes është edhe më mbresëlënës nëse merret parasysh se ai ka shënuar po aq gola këtë sezon sa në katër të fundit së bashku. Vetë lojtari e pranoi pas ndeshjes të së mërkurës se basti me trajnerin ndikoi pozitivisht tek ai “Është një presion pozitiv. Nuk dua të jem përgjegjës nëse trajneri përfundon karrierën e tij. Më ndihmoi të besoj në veten time dhe të kem uri për një gol,” tha Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat