Portieri i gafave me fat jashtë fushave, në një lidhje me gazetaren e famshme

Futboll

Portieri i gafave me fat jashtë fushave, në një lidhje me gazetaren e famshme

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:33
Në një lidhje me gazetaren e famshme

Është konsideruar si portieri i gafave të mëdha, i famshëm për gabimet e shumta që ka bërë te skuadra e Liverpoolit. Loris Karius ndërkohë duket se është më i suksesshëm jashtë fushave të lojës.

Së fundmi portieri që u fajësua për dy golat e pësuar në finalen e Championsit të 2018 kundër Realit, përflitet se është në një lidhje me prezantuesen e njohur sportive, Diletta Leotta.

Bukuroshja që punon si prezantuese te DAZN shquhet për format e saj thuajse perfekte dhe shpesh herë vihet në qendër të vëmendjes në mediat italiane dhe jo vetëm.

Ajo së fundmi ka shtuar kontaktet me Karius, edhe për faktin se po përmirëson anglishten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat