Partizani sot ndaj Teutës

Futboll

Partizani sot ndaj Teutës

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:43
Partizani sot ndaj Teutës

Partizani ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen e javës së nëntë ndaj Teutës, ku do të synojë të kthehet te fitorja pas barazimit aspak të këndshëm ndaj Kastriotit në javën e shkuar.

DËMTIMI – Gjatë javës Kolela i ka pasur lojtarët të gjithë, por vetëm para dy ditësh të kuqtë janë përballur me një shqetësim muskulor të Alfred Mensah.

Ganezi e ka nisur këtë sezon plot shqetësime, si të ishte prej qelqi. Ai mungoi thuajse një muaj pasi luajti vetëm ndeshjen e parë, teksa edhe rikthimi nuk ka zgjatur shumë.

Ai ka reklamuar një shqetësim të vogël muskulor, që do e mbajë jashtë ndeshjes me Teutën. Ai është mungesa e vetme për sfidën e sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat