Teuta kërkon të befasojë sërish Partizanin

Futboll

Teuta kërkon të befasojë sërish Partizanin

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 14:04
Teuta kërkon të befasojë sërish Partizanin

Ditën e sotme do të rikthehet Superliga me dy ndeshjet e para të javës 9 aty ku Teuta do të presë në shtëpi Partizanin.

Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi” ndaj Bylisit. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:45.

Partizani dhe Teuta janë në situatë të ndryshme në Abissnet Superiore. Durrsakët ndodhen në vendin e parafundit të kampionat , ndërsa nga ana tjetër Partizani mban kreun e klasifikimit. Një fitore do të ishte mjaft e vlefshme për të dyja skuadrat.

Në ndeshjen Vllaznia-Bylis, shkodranët do të kërkojnë fitoren e tretë në shtëpi përballë ballshiotëve. Ndërkohë që Bylisi do të rikuperojë dy humbjet radhazi në kampionat, për të mos rrezikuar “zonën e ftohtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat