Prishtina nuk ndalet, fitorja e tretë rresht! Ismet Munishi më i buzëqeshur se kurrë 

Futboll

Prishtina nuk ndalet, fitorja e tretë rresht! Ismet Munishi më i buzëqeshur se kurrë 

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2022 Në ora: 19:47
Kryeziu

Prishtina vazhdon serinë e fitoreve të njëpasnjëshme, e treta rresht në elitën e futbollit të Kosovës. 

Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është më i buzëqeshur se kurrë, regjistron fitoren e tretë rresht dhe përforcon vendin e tretë me 21 pikë, ka 9 me pak se lideri Drita dhe 4 se Ballkani në pozitën e dytë.

Në minutën e 37-të, Leotrim Kryeziu realizon për 1:0.

Në minutën e 84-të, Kryeziu iu mohohet goli pak nga portieri Abdyli e pak nga traversa.

Në minutën e 86-të, Endrit Krasniqi nga afërsia vulosi fitoren në 2:0. Llapi renditet në vend të gjashtë me 13 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat