Conte synon t’i “rrëmbejë” një titullar Allegrit

Futboll

Conte synon t’i “rrëmbejë” një titullar Allegrit

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:27
Conte synon t’i “rrëmbejë” një titullar Allegrit

Antonio Conte është i interesuar për një lojtar të Juventusit. Tottenhami siguroi dy afrime nga bardhezinjtë italianë në merkaton e dimrit të këtij viti: Dejan Kulusevskin dhe Rodrigo Bentancur.

Trajneri i ekipit londinez dëshiron të ketë nën urdhrat e tij edhe Weston McKennie, të cilin e ka kërkuar edhe më parë. Fabio Paratici ka nisur menjëherë punën.

Drejtori sportiv i Tottenhamit, po tenton të arrijë një marrëveshje me ish-klubin e tij dhe agjentin e 24-vjeçarit amerikan, teksa ka gati një ofertë prej 26 milionë paundësh për Juventusin.

McKennie ishte afër transferimit tek Arsenali në verën që lamë pas, ndërkohë që tani mund të përfundojë te rivalët e Tottenhamit, me Conten që i premton një fanellë titullari në skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat