Ancelotti: Fituam falë ndërrimeve

Futboll

Ancelotti: Fituam falë ndërrimeve

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:57
Ancelotti: Fituam falë ndërrimeve

Reali i Madridit vijon të mos ketë rivalë në La Liga. Kampionët fituan 3-1 ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”, përballje ku nuk kishin të gatshëm kapitenin Karim Benzema.

Luka Modric, Lucas Vasquez dhe Federico Valverde (eurogol) i dhuruan Realit fitoren e dhjetë në kampionat me golat e tyre, teksa Carlo Ancelotti vlerësoi performancën e djemve të tij në duelin aspak të lehtë ndaj ekipit andaluzian.

Trajneri italian kreu një zëvendësim të trefishtë 13 minuta përpara fundit. Ndeshja ishte në barazim 1-1 dhe ndryshimet e Ancelotti sollën efekt pozitiv, pasi Reali realizoi dy gola të tjerë pak çaste më vonë.

“Zëvendësimet e sollën energji ekipit. Më pëlqeu reagimi, grupi ynë i lojtarëve është i shëndetshëm, pasi edhe ata që luajnë më pak japin gjithçka nga vetja në momentin që futen në fushë”.

mesjavës ndaj Leipzigut në Champions League.

“Karim është një futbollist thelbësor për ekipin tonë, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit”, deklaroi trajneri i Realit duke motivuar kapitenin dhe goleadorin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat