Kontrolli antidoping i “prish” mbrëmjen brazilianit

Futboll

Kontrolli antidoping i “prish” mbrëmjen brazilianit

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 21:28
Kontrolli antidoping i “prish” mbrëmjen brazilianit

Goli i tij i shënuar me penallti në minutën e 94-t e bëri më pak të hidhur humbjen e Realit të Madridit në “Red Bull Arena”, në raundin e pestë të ndeshjeve në grup në Champions, por braziliani Rodrygo nuk mund të jetë i kënaqur për mbrëmjen që kaloi në Leipzig.

Ai u detyrua të largohej nga stadium gati një orë pas shokëve të skuadrës për shkak të një kontrolli dopingu.

Braziliani e la stadiumin në orën 00.50, me një makinë me xhama të lyer, rreth një orë pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për përfundimin e takimit.

Gjithsesi, sulmuesi brazilian mundi ta kapte avionin dhe të kthehej në Madridit me skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat