Gjobitet Klopp, eviton pezullimin

Futboll

Gjobitet Klopp, eviton pezullimin

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 17:34
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp e ka shmangur një pezullim si ndëshkim për përjashtimin me karton të kuq gjatë fitores së Liverpoolit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt, pasi që Shoqata Angleze e Futbollit (FA) lëshoi një gjobë prej 34,743 eurosh për sjellje të pahijshme.

Trajnerit të Liverpoolit iu dha një karton i kuq nga gjyqtari Anthony Taylor për ofendimin ndaj ndihmës gjyqtarit, Gary Beswick pas dështimit për të dhënë një goditje dënimi për një faull ndaj Mohamed Salah.

Klopp kishte qenë duke u përballur me mundësinë e pezullimit, gjë që do ta detyronte atë të shikonte ndeshjen e së shtunës me Leeds United nga tribunat e “Anfield”. Por pasi e pranoi akuzën për sjellje të pahijshme, Klopp i shpëtoi pezullimit.

“Jurgen Klopp është dënuar me 34,743 euro për shkak të thyerjes së rregullave të FA E33 gjatë ndeshjes së Liverpoolit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt të dielën e 18 tetorit. Trajneri e pranoi se sjellja e tij gjatë minutës së 86’ ishte e papranueshme, dhe një Komision i pavarur Rregullativ ia shqiptoi gjobën gjatë një seance dëgjimore”, shkruante në komunikatën e FA.

Që nga ajo kohë, Jurgen Klopp i ka kërkuar falje gjyqtarit Beswick, ndërsa tha se nuk ka arsye për gjestet e tija.

“Ishte faji im, nuk ka arsye, nuk dua arsye, ka ndodhur dhe ishte e qartë pasi që të gjithë e panë. Më dha kartonin e kur dhe është absolutisht mirë”, tha Klopp.

Kartoni i kuq kundër Manchester Cityt ishte kartoni i parë që Jurgen Klopp e ka marrë që prej se morri drejtimin e Liverpoolit në tetor të vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat