Asnjë e kualifikuar, skuadrat e Grupit D luajnë gjithçka për gjithçka

Futboll

Asnjë e kualifikuar, skuadrat e Grupit D luajnë gjithçka për gjithçka

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:44
Marseille - Tottenham

Asnjë e kualifikuar, skuadrat e Grupit D luajnë gjithçka për gjithçka

Gjithçka e hapur në Grupin D! Totenhemi, Sportingu i Lisbonës, Ajntraht Frankfurti dhe Marseja, do të tentojnë gjithçka për gjithçka për të siguruar një biletë në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Francezët e Marsejës presin në shtëpi Totenhemin e Kontes, ndërkohë që Frankurti është mysafir në Portugali ndaj Sportingut.

Pas 5 ndeshjeve të luajtur, renditja kryesohet nga Totenhemi me 8 pikë, teksa ndjekin Sportingu dhe Ajntraht Frankurti me 7 pikë. Tabela mbyllet nga Marseja me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat