Inzaghi “qan” penalltinë e padhënë ndaj Bayernit

Futboll

Inzaghi “qan” penalltinë e padhënë ndaj Bayernit

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 00:00
Inzaghi “qan” penalltinë e padhënë ndaj Bayernit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli pas humbjes 2:0 që zikaltërit regjistruan në transfertë ndaj Bayernit.

Një sfidë kjo që vlente sa për statistikë, pasi si gjermanët ashtu dhe italianët e kishin siguruar një “biletë” për në fazën e 1/8-ave të Champions-it. Në prononcimin e dhënë pas duelit me Bajernin, Inzagi ndër të tjera u shpreh:

“Kemi kaluar në një grup të vështirë dhe jemi të kënaqur që kemi bërë një ndeshje të mirë, ndaj një skuadre shumë të fortë. Mund ta zhbllokonim me rastet në fillim, por e pësuam nga një pavëmendje. Gjithsesi u munduam që të qëndronim në lojë.

Penalltia? Zakonisht, kur gjyqtari thirret në VAR, ndryshon vendimin e tij. Këtë herë nuk ndodhi por për fat nuk ishte vendimtare. Me avantazhin ndoshta do të kishte ndryshuar ndeshja.

Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën dhe pastaj na presin edhe tre të tjera para ndalesës. Kanë luajtur të gjithë mirë.

Lukaku? Të vjen keq pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe kishte dhënë sinjale të mira. Tani do e presim, do të jetë një vlerë e shtuar”, përfundoi Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat