Ten Hag tregon se çfarë mendon për Ronaldon

Futboll

Ten Hag tregon se çfarë mendon për Ronaldon

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 08:38
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag, ka vënë në dukje rëndësinë e sulmuesit Cristiano Ronaldo përpara ndeshjes kundër Real Sociedad në raundin e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

“Cristiano është një profesionist i vërtetë. Ai ka cilësi drejtuese. Ronaldo është një pjesë e rëndësishme e ekipit, ai është një kërcënim për çdo linjë mbrojtëse. Cristiano mund të përdorë çdo boshllëk në mbrojtjen e kundërshtarit”, tha trajneri holandez  për Manchester Evening News.

Më herët mediat raportuan se sulmuesi 37-vjeçar mund të largohet nga Djajtë e Kuq në fund të këtij sezoni.

Në sezonin aktual të Premierligës, portugezi ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat