Vallecano mund Realin, ia bën dhuratë vendin e parë Barcelonës

Futboll

Vallecano mund Realin, ia bën dhuratë vendin e parë Barcelonës

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Rayo Vallecano e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të La Ligës, pasi ka mundur Real Madridin.

Fillimisht Santi Comesana realizoi në minutën e pestë, ndërkaq u duk që Reali ishte në rrugë të mirë për të fituar pasi përmbysi gjithçka me golat e Luka Modriqit nga penaltia në minutën e 37-të, dhe të Eder Militaos katër minuta më vonë.

Mirëpo, pjesa e parë përfundoi ashtu si nisi, baras, pasi Alvaro Garcia i barazoi shifrat vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt të kësaj pjese.

Pjesa e dytë u takoi vendësve të cilët përmes golit të Oscar Trejos nga pika e bardhë në minutën e 67-të i mbajtën tri pikët në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat