Dobi: Barazimi nuk na kënaq

Futboll

Dobi: Barazimi nuk na kënaq

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 15:33
Dobi: Barazimi nuk na kënaq

Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 12 të Superiores. E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo ndeshje u mbyll në barazimin pa gola. Rastet nuk munguan, por asnjë nga ekipet nuk konkretizoi. Në pjesën e parë ishin shkodranët më të rrezikshëm, ndërsa në të dytën ishte Tirana që i shkoi më afër golit.

Nga krahu tjetër ekipi i Duros vazhdon me rezultate fantastike. Këtë herë Egnatia mund Laçin 2-0, me kurbinasit që vinin nga një formë e mirë. Vendasit dominuan në krijimin e rasteve dhe duheshin 64 minuta që Agbekpornu të realizonte me kokë. Në minutën e fundit mendoi Fernando që të ngrinte të gjithë stadiumin në këmbë për 2-0.

Emocione kishte edhe takimi mes Kastriotit dhe Kukësit. Ekipi i Çelës kaloi në avantazh vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Santiago Selmanin. Kur pritej që ndeshja të mbyllej 1-0, mendoi Stojanovic i Kastriotit me autogolin e tij për t’i dhënë sfidës rezultatin përfundimtar, 1-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Dobi: “Me volumin që kemi krijuar, barazimi nuk na kënaq.

Sigurisht që mënyra sesi erdhi loja, duhet të na kënaqi, pasi ishte edhe autogol.

Megjithë respektin për Kastriotin, por shënoi me goditjen e parë në portë. Jam krenar me volumin që ka krijuar ekipi. Nuk mund të jemi të kënaqur kur nga 6 gola, 5 i pësojmë nga goditjet standarte".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat