Ten Hag i shokuar me deklaratat e Ronaldos

Futboll

Ten Hag i shokuar me deklaratat e Ronaldos

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 13:17
Ronaldo

Erik ten Hag ka mbetur i shokuar me deklaratat e fundit të Cristiano Ronaldos.

Trajneri i Manchester Unitedit ka qenë njëri prej caqeve të sulmeve të yllit portugez në intervistën e fundit dhënë mediumit britanik “The Sun”.

37 vjeçari deklaroi se nuk ka respekt për ish-trajnerin e Ajaxit, duke insistuar se edhe trajnerit holandez i ka munguar respekti ndaj tij.

E këto deklarata janë të papranueshme dhe të pafalshme për trajnerin e ri të “Djajve të Kuq”.

Burimet brenda klubit anglez thonë se, në takimin me njërin prej pronarëve, Joel Glazer, shefin ekzekutiv, Richard Arnold dhe me drejtorin e futbollit, John Murtough, Ten Hag e ka shprehur mendimin e tij pas intervistës eksploduese të lojtarit me Piers Morgan.

Ten Hag mendon se Ronaldo ka shkuar aq larg me kritikat sa që më nuk e meriton t’i jepet rasti për të luajtur për ekipin e tij.

Ai nuk e do më pesë herë fituesin e Topit të Artë në skuadrën e tij, njofton mediumi “ESPN”.

Man Utd e kishte suspenduar ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit pasi nuk kishte pranuar të futej në lojë në ndeshje me Tottenhamin dhe që ishte larguar nga bankina para se të përfundonte loja.

Marrëdhëniet mes lojtarit dhe klubit anglez janë krisur përfundimisht dhe Ronaldo pritet të largohet nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të janarit.

Ronaldo ka kontratë me United deri në fund të këtij sezonit me një rrogë të majme prej më shumë se 500 mijë funtesh në javë.

Por, do të jetë e pamundur që ai t’i ri-integrohet grupit të lojtarëve pas përfundimit të Botërorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat