Danilo: Franca dhe Argjentina janë shumë të forta

Futboll

Danilo: Franca dhe Argjentina janë shumë të forta

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:58
Danilo

Mbrojtësi i njohur brazilian, Danilo ka folur për favoritët e parë na Botërorin “Katar 2022”.

“Franca dhe Argjentina janë shumë të forta dhe do të shkojnë shumë larg, por ne kemi lojtarë të rëndësishëm që luajnë në skuadrat më të mëdha në botë”, tha në fillim mbrojtësi brazilian.

“Kur futemi në fushë me fanellën e kombëtares kemi gjithmonë ndjenjën se jemi ata djem që në Brazil ëndërronin të dilnin në fushë dhe të fitonin Kupën e Botës dhe më pas të përqafonin familjen me kupën në dorë.

Ne e kemi këtë ndjesi, na jep një forcë që nuk mund të imagjinohet”, është shprehur anësori i Juventusit dhe i Brazilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat