Ylli i Milanit zbulon gjendjen e tij

Futboll

Ylli i Milanit zbulon gjendjen e tij

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 14:01
Ylli i Milanit zbulon gjendjen e tij

Shqipëria humbi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-3 ndaj Italisë, në një ndeshje miqësore në stadiumin “AIR Albania”.

Në minutën e 44′, mesfushori i Milanit dhe i Italisë, Sandro Tonali gjatë një dyluftimi me Keidi Baren është rrëzuar keq dhe nuk mundi dot të vijonte lojën duke u larguar i dëmtuar nga fusha e blertë.

Së fundmi, 22-vjeçari ka postuar një foto të Italisë mbrëmjen e djeshme në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke qetësuar të gjithë tifozët se është mirë:

“Jam mirë. Jam krenar që bëj pjesë e këtij grupi, dhe kësaj Italie.”, shkroi Tonali, i cili ka lënë dhe grumbullimin e Kombëtares italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat