Reagimi i United për intervistën bombastike të Ronaldos

Futboll

Reagimi i United për intervistën bombastike të Ronaldos

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo së fundmi ka shokuar botën e futbollit me intervistën e tij bombastike me Piers Morgan.

Ronaldo ka kritikuar Manchester United dhe kryesinë e gjigantit anglez, si dhe është përplasur me trajnerin, Erik Ten Hag.

Po ashtu, Ronaldo zbuloi se çfarë do të sjell e ardhmja e tij para merkatos së janarit, ku sugjeroi se nuk mund ta sheh më vetën duke e veshur fanellën e “Djajve të Kuq”.

Si pasojë e kësaj interviste, tani ka reaguar Manchester United.

“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media.

Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, shkruante në komunikatën e United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat