Lideri i Tiranës me ofertë të majme

Futboll

Lideri i Tiranës me ofertë të majme

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:02
Lideri i Tiranës me ofertë të majme

Redon Xhixha është ari i Tiranës. Janë të shumta skuadrat që kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Gjithsesi, mësohet se për lojtarin ka ardhur një ofertë e madhe nga një skuadër nga Gjiri Persik.

Arabët kërkojnë një sulmues që shënon gola dhe fjalët janë që skuadra mund të paguajë shuma të mëdha që shkojnë deri 1 milion dollarë.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, ndërkohë që vetë Xhixha kërkon skuadra europiane.

Redon Xhixha është lojtari që tani po shkëlqen te Tirana.

Dhjetë gola në 12 ndeshje, por një ritëm të jashtëzakonshëm.

Përtej çdo bllokimi të mëparshëm, i sivjetshmi për Redon Xhixhën është sezoni më i mirë i tij.

Shkëlqen kudo. Mjafton të kujtojmë se ka shënuar dy tripleta, me Laçin dhe Teutën dhe një dopietë me Partizanin.

Gola të rëndë dhe çdokush do ta kishte zili.

Fakt është që te Tirana u transformua Redon Xhixha në dy sezone, ku në të parin shënoi 14 gola dhe në të dytin pa u mbushur faza e parë ai ka tundur rrjetën 10 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat