Scaloni: Lautaro shumë i nevojshëm për Argjentinën

Futboll

Scaloni: Lautaro shumë i nevojshëm për Argjentinën

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:31
Scaloni: Lautaro shumë i nevojshëm për Argjentinën

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka vlerësuar lartë yllin e Serie A në Kombëtare të Argjentinës, Lautaro Martinez, kurse ka folur edhe për Paulo Dybala para fillimit të Botërorit në Katar.

Albiceleste janë një nga favoritët për ta fituar Botërorin në Katar, i cili më shumë gjasë do të jetë i fundit për shtatë herë Topin e Artë, Lionel Messi. Si Lautaro ashtu edhe Dybala janë në formë të mirë para garës, edhe pse i fundit ende është duke u rikuperuar nga një lëndim në kofshë dhe nuk dihet ende a do të luajë në Katar.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Scaloni ka folur për sulmuesin e Interit, Lautaro dhe rëndësinë e tij në skuadrën e Argjentinës.

“Lautaro ishte dhe është thelbësorë për skuadrën tonë, ai është një djalë i çmuar. Ai na ka dhënë kaq shumë neve në aspektin futbollistik, me gola dhe është shumë njerëzor në këtë aspekt. Ne e dimë që ai do të jetë sulmuesi i jonë, Kun Aguero i ka ndihmuar atij shumë”.

“Në Inter ia ka dalë shumë mirë. Ne u detyrohemi atij aq shumë për shkak se ai na ka kompletuar skuadrën për synimet që kemi. Ai erdhi në Kombëtare edhe kur nuk ishte mirë, ai dëshironte të luante, dëshironte të ishte aty. Ai është një shembull”.

Ai e ka vlerësuar lartë edhe Dybalanë dhe e ka lavdëruar për vendimin e tij në verë që t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos.

“Shkuarja në Romë ishte shumë inteligjente, qyteti është spektakular, e di që ai do të bëhet idol. Aty ai ka gjetur një trajner që mund të nxjerrë shumë prej tij”.

“Ai përshtatet shumë mirë në Romë dhe si njeri është i mahnitshëm, në skuadër është thelbësor dhe ne e duam shumë atë”.

Derisa Italia ka dështuar për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit, shumë njerëz në gadishullin apenin janë duke e përkrahur Argjentinën, një komb që ka rrënjë italiane pasi që miliona italianë kanë migruar atje.

Favoritë të tjerë për ta fituar Botërorin pos Argjentinës janë: Brazili, Franca, Anglia dhe Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat