Reja flet për favoritët e Botërorit të Katarit

Futboll

Reja flet për favoritët e Botërorit të Katarit

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:36
Reja flet për favoritët e Botërorit të Katarit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për Botërorin e Katarit 2022. Në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, ai është shprehur se Argjentina dhe Brazili janë favoritë, por që ai do të bëjë tifo për Argjentinën e Skalonit.

“Argjentina dhe Brazili janë favoritë për shkak të klimës. Unë jam për Skalonin. E kisha te Lacio dhe e mora te Atalanta. I jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes, por i zgjuar dhe pak i bezdisshëm, në kuptimin e mirë. Pas çdo ndeshjeje vinte në dhomat e zhveshjes për të më thënë: ‘Zotëri unë do të kisha bërë këtë në vend të tij’.

Merrte pjesë në analiza. E shihja angazhimin e tij. Ai luajti Kupën e Botës 2006 me ‘Albicelestët’ dhe tashmë ka përvojë si trajner. Ai është i mirë, ka evoluar shumë nga pikëpamja taktike.

Shpresoj që të arrijë në fund. Dhe Mesi mund ta ndihmojë atë. Do ta shihni këtë, do ta vendosë në kushtet më të mira për t’u shprehur”, ka përfunduar Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat