Giroud barazon rekordin e legjendës Thierry Henry

Futboll

Giroud barazon rekordin e legjendës Thierry Henry

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 22:49
Giroud

Giroud barazon rekordin e legjendës Thierry Henry!

Sulmuesi i Milan barazon legjendën Thierry Henry, sa i përket golave të shënuar me përfaqësuesen franceze. Olivier zhvilloi ndeshjen numër 115 dhe shkoi në kuotën e 51-të golave, aq sa Henry i cili i ka shënuar në 123 ndeshje, pra Giroud mund të quhet zyrtarisht numri një, pasi ka një mesatare më të mirë shënimi.

36-vjeçari po kalon një moment fantastik, por edhe historik, pasi sulmuesi gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndaj Australisë në ndeshjen e parë të grupit D.

Kjo ishte hera e dytë që ai shënon në një Kupë Bote, pasi më parë kishte shënuar në edicionin e vitit 2014 në Brazil, me Giroud realizonte ndaj Zvicrës më 20 qershor 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat