Argjentina edhe në vitin 1990 e kishte humbur ndeshjen hapëse

Futboll

Argjentina edhe në vitin 1990 e kishte humbur ndeshjen hapëse

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:42
Argjentina edhe në vitin 1990 e kishte humbur ndeshjen hapëse

Argjentina e humbi ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, ndaj Arabisë Saudite, kështu këta të fundit e shkaktuan befasinë më të madhe deri më tani.

Kombëtarja e Argjentinës ndeshjen hapëse e kishte humbur edhe në vitin 1990, ndaj Kamerunit, me rezultat 0:1, me golin e François Oman-Biylik.

Ata ishin në një grup bashkë me Bashkimin Sovjetik, Rumaninë, dhe Kamerunin.

Ky grup i Argjentinës kishte arritur deri në finale, duke pësuar humbje nga Gjermania Perëndimore, me rezultat 1:0.

Kështu, Lionel Messi do të provojë që ta përsërisë rezultatin e njëjtë, por që në finale të triumfojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat