​Southgate zbulon nëse Kane është rikuperuar nga lëndimi

Futboll

​Southgate zbulon nëse Kane është rikuperuar nga lëndimi

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:14
Harry Kane

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së premtes në Kupën e Botës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë trajneri Gareth Southgate.

Sulmuesi lëndoi kyçin e këmbës në fillim të pjesës së dytë të fitores 6-2 ndaj Iranit në Grupin B dhe më vonë u zëvendësua.

"Harry është mirë. Ai ka punuar paksa i ndarë nga grupi, por ai është gati për të premten mbrëma," tha Southgate.

Kane i Tottenhamit ka shënuar 51 gola në 76 paraqitje për “Tre Luanët”, dy goa prapa rekordit të Wayne Rooney që i ka 53 sish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat