Polonia dhe Arabia Saudite gati për betejën e dytë

Futboll

Polonia dhe Arabia Saudite gati për betejën e dytë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 13:29
Polonia dhe Arabia Saudite gati për betejën e dytë

Poloni-Arabi Saudite është ndeshja e dytë e ditës së shtunë në Botërorin e Katarit dhe e dyta në grupin C, aty ku në mbrëmje (20:00) Argjentina sfidon Meksikën. Robert Lewandowski kërkon të shlyejë penalltinë e humbur ndaj Meksikës.

Kapiteni është gati të udhëheqë polakët drejt fitores së parë në Kupën e Botës. Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shijuar akoma golin e parë në një Kupë Bote, të cilin shpreson ta gjejë ndaj skuadrës arabe.

Përballë Arabia Saudite, që vjen me moral shumë të lartë pas triumfit të pabesueshëm ndaj Argjentinës së Leo Messit. Kjo është hera e dytë që këto dy Kombëtare do të përballen mes tyre.

Takimi i parë u luajt në një miqësore të marsit të vitit 2006, të cilën Polonia e fitonte 2-1.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat