Statistikat interesante të Argjentinë - Meksikë

Futboll

Statistikat interesante të Argjentinë - Meksikë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 14:05
Statistikat interesante të Argjentinë-Meksikë

Argjentina ka mbetur e pamposhtur në 10 takimet e fundit me Meksikën në të gjitha kompeticionet (7 fitore, 3 barazime), pas humbjes 1-0 të pësuar në Kupën e Amerikës në 2004-ën.

Meksika i ka humbur te tri ndeshjet e Kupës së Botës kundër Argjentinës: 6-3 në 1930, 2-1 në 2006 dhe 3-1 në 2010. Vetëm Austria (4 kundër Italisë) dhe Nigeria (5 kundër Argjentinës) kanë dalë më shumë herë të mundura përballë të njëjtit kundërshtar.

Humbja ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e kaluar i dha fund serisë së Argjentinës prej 13 fitoresh radhazi në Kupën e Botës kundër kombeve joevropiane, që nga ndeshja e tyre kundër Kamerunit në 1990.

Argjentina ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës (1 fitore, 1 barazim), po aq sa ka humbur në 25 ndeshjet e mëparshme në këtë kompeticion (16 fitore, 5 barazime). Bardhekaltrit kanë humbur dy ndeshje radhazi në këtë kompeticion vetëm në vitet 1930-1958, kur regjistruan 3 humbje radhazi.

– Pas humbjes 2-1 të pësuar nga Arabia Saudite, Argjentina mund të humbasë të dyja ndeshjet e para në një Botëror të vetëm për herë të parë në histori.

– Meksika nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit të Kupës së Botës dhe asnjëherë nuk ka arritur në katër ndeshje radhazi pa shënuar në 58 ndeshjet e mëparshme në Kupën e Botës.

– Pasi barazoi ndeshjen hapëse 0-0 me Poloninë, Meksika mund të mos e gjejë fitoren në dy ndeshjet e para në Botëror për herë të parë që nga viti 1978, kur humbi të tri ndeshjet e fazës së grupeve.

– Lojtarët e Argjentinës u kapën 10 herë në pozicion jashtë loje në një humbje 2-1 nga Arabia Saudite: një rekord në një ndeshje të Kupës së Botës nga bardhekaltrit që nga viti 1966 – tashmë katër më shumë se për të gjithë turneun e 2018-ës (6).

– Lionel Mesi ka shënuar në të pesta paraqitjet e tij të fundit për Argjentinën dhe ka arritur në gjashtë radhazi vetëm ndërmjet nëntorit 2011-të dhe shtatorit 2012-të.

– Kundër Polonisë, Gijermo Oçoa u bë portieri i parë i Meksikës që pret një penallti në Kupën e Botës (duke përjashtuar fazën e penalltive), që prej 1966-ës kur janë mbledhur të dhënat. Portieri i fundit që priti dy penallti në një edicion të vetëm të Kupës së Botës ishte amerikani Bred Fridel në 2002-shin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat