Raum: Kur më thirri Flick nuk u përgjigja

Futboll

Raum: Kur më thirri Flick nuk u përgjigja

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 18:28
Raum

Në një intervistë për prestigjozen spanjolle “Marca”, David Raum ka treguar më shumë për thirrjen e tij në Kombëtare nga trajneri Hansi Flick.

Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili aktiviziohet te RB Leipzig tregoi se në momentin kur Hansi Flick e ka telefonuar për t’i dhënë lajmin se ai do të jetë pjesë e 26 lojtarëve, që do të udhëtonin për në “Katar 2022”, ai e ka mbyllur telefonin.

“Kam ndërruar shtëpi së fundmi, po ndërrohesha në dhomat e zhveshjes para stërvitjes dhe më telefonojnë nga një numër i panjohur.

Mendova se ishte kompania imobiliare që kishte sjellë mobiljet. Unë nuk u përgjigja. Pastaj mora një mesazh. ‘Unë jam Flick, më telefono’”,- tregon mbrojtësi gjerman.

Më tej Raum tregoi se,- “Nuk e besova, e thirra përsëri dhe më tha që po më shihte tashmë kur isha në kategorinë e dytë dhe se do të më thërriste për kombëtaren. I thashë familjes, e dashura ime ishte mosbesuese. Sot erdhi këtu në Katar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat