Messi me shokë nuk e falin Meksikën

Futboll

Messi me shokë nuk e falin Meksikën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 nëntor 2022 Në ora: 19:59 Përditësuar në ora: 21:55 më 26.11.2022
Messi, foto Reuters

Super Messi

Kur është në formë LIonel Messi, Argjentina nuk ka krizë por ka vetëm fitore.

Argjentina e ka mposhtur me rezultat 2:0 Meksikën, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D të Kampionatit Botëror në futboll.

Magjia e Lionel Messit vulosi gjithçka. 

Në minutën e 45-të, Alexis Vega (Meksikë) godet nga goditja e lirë rreth 30 metra por portieri Emiliano Martinez intervenon për mrekulli.

Grupi D
Argjentina – Meksika 2:0
Polonia – Arabia Saudite 2:0

Renditja
1. Polonia    2    1    1    0    2:0    4
2. Argjentina    2    1    0    1    3:2    3
3. Arabia Saudite    2    1    0    1    2:3    3
4. Meksika     2    0    1    1    0:2    1

Në minutën e 64-të, Di Maria pason deri të Lionel Messi, ky i fundit i jep shpirt Argjentinës. Messi ka shënuar supergol nga 20 metra në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.

Gjithçka vuloset në minutën e 87-të. Enzo Fernandez brenda 16-shit dhe me goditje mjeshtërore realizon në këndin e majtë të epërm, 2:0.

Polonia kryeson me 4 pikë, pasojnë Argjentina 3, Arabia Saudite 3 dhe Meksika 1 pikë.

Më 30 nëntor takohen: Polonia - Argjentina (20.00) dhe Arabia Saudite - Meksika (20.00). 

Argjentina – Meksika 2:0
Stadiumi "Lusail Iconic", Lusail.
Shikues: 88966.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Messi (64'), Fernandez (87')..
Kartona të verdhë: Montiel - Araujo, Gutierrez, Herrera, Alvarado.
Argjentina: E. Martinez - Montiel (Molina 63'), L. Martinez, Otamendi, Acuna - Rodriguez (Fernandez 57'), de Paul, Mac Allister (Palacios 69'), Messi - di Maria (Romero 69'), L. Martinez.
Meksika: Ochoa - Montes, Moreno, Araujo - K. Alvarez (Jimenez 66'), Gallardo, Chavez, Herrera, Guardado (Gutierrez 42') - Lozano (Alvarado 73'), Vega (Antuna 66').

Argjentina do fitore

(E plotësuar) - Fiton Argjentina me rezultat 2:0.

87' Enzo Fernandez gjtihçka qartëson, ai me goditje mjeshtërore realizon në këndin e majtë të epërm, 2:0.

85' Pak minuta deri në fund.

80' Argjentina afër fitores.

73' Lojë me ritëm.

71' Argjentina po shkon drejt fitores.

67' Lojë e mirë e argjentinasve.

64' LIonel Messi i jep shpirt Argjentinës. ka shënuar supergol nga 20 metra në këndin e poshtëm. 1:0.

Argjentina – Meksika 2:0

Stadiumi "Lusail Iconic", Lusail.

Shikues: 88966.

Gjyqtar: D. Orsato (Italia).

Shënues: Messi (64'), Fernandez (87')..

Kartona të verdhë: Montiel - Araujo, Gutierrez, Herrera, Alvarado.

Argjentina: E. Martinez - Montiel (Molina 63'), L. Martinez, Otamendi, Acuna - Rodriguez (Fernandez 57'), de Paul, Mac Allister (Palacios 69'), Messi - di Maria (Romero 69'), L. Martinez.
Meksika: Ochoa - Montes, Moreno, Araujo - K. Alvarez (Jimenez 66'), Gallardo, Chavez, Herrera, Guardado (Gutierrez 42') - Lozano (Alvarado 73'), Vega (Antuna 66').

43' Drejt fundit të pjesës së parë.

58' Lojë e nivelizuar.

54' Mbrojtje e fortë e Meksikës.

50' Argjentina nëse nuk fiton rrezikon shumë.

47' Argjentina e ka presionin.

Përfundon pjesa e parë.

45' Alexis Vega (Meksikë) godet nga goditja e lirë rreth 30 metra por portieri Emiliano Martinez intervenon për mrekulli.

41' Lautaro Martinez (Argjentinë) dërgon një goditje të dobët me kokë.

37' Argjentinës i duhet fitorja.30' Nuk ka gola deri me tani.

26' Argjentina kërkon golin.

22' Meksika mbrohet me sukses,

16' Messi po has në vështirësi.

13' Nuk ka gola.

10' Meksika ka ekip që mund të befasojë.

6' Lojë me ritëm nga të dy ekipet,.

3' Argjentina e nis me presion.

1’ Argjentina do fitore.

Fati i Argjentinës në këmbët e treshes

Fati i Argjentinës në këmbët e treshes Mesi-Di Maria-Lautaro Martinez. Publikohen formacionet e sfidës me Meksikën

Fati i Argjentinës në Kupën e Botës 2022 mund të vendoset që në ndeshjen e sotme ndaj Meksikës.

Pasi humbën ndeshjen e parë, amerikano-jugorët nuk kanë luksin të gabojnë më dhe një humbje tjetër i nxjerr automatikisht jashtë turneut.

Për këtë arsye, trajneri Lionel Skaloni i ka besuar përsëri sulmin treshes Mesi-Lautaro Martinez-Di Maria, me shpresën që ata të sigurojnë fitoren që u duhet përballë meksikanëve që udhëhiqen në sulm nga Vega e Lozano.

Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës

Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës!

Argjentina luan një “finale” të parakohshme ndaj Meksikës mbrëmjen e sotme, sepse pas humbjes befasuese ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë, ka komplikuar rrugëtimin në Kupën e Botës.

Skuadra e Lionel Scalonit do të kërkojë fitoren e parë, për të larguar dyshimet, por edhe për të mos lënë gjithçka për ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, teksa trajneri argjentinas ka bërë plot 5 ndryshime në formacionin e parë.

Kështu në mbrojtje luajnë nga fillimi Montiel, Lisandro Martinez dhe Acuna, ndërsa në mesfushë i besohet futbollistit të Brightonit, McAllister, e në sulm Guido Rodriguez në vendin e Papu Gomez.

Argjentina në presion të madh

Argjentina kërkon fitoren e parë, ndryshe rrezikon të eliminohet.

Meksika synon fitore dhe t’i shtojë gjasat për kualifikim në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Është xhiro e dytë e Grupit D, Polonia kryeson me 4 pikë, pasojnë Arabia Saudite 3, Meksika 1 dhe Argjentina 0 pikë.

Argjentina – Meksika

Argjentina: E. Martinez - Montiel, L. Martinez, Otamendi, Acuna - Rodriguez, de Paul, Mac Allister, Messi - di Maria, L. Martinez.
Meksika: Ochoa - Montes, Moreno, Araujo - K. Alvarez, Gallardo, Chavez, Herrera, Guardado - Lozano, Vega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat