Theu mallkimin e kampionëve në fuqi

Futboll

Theu mallkimin e kampionëve në fuqi

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:32
Theu mallkimin e kampionëve në fuqi

Përfaqësuesja e Francës u bë e para që siguroi fazën me eliminim direkt të Katar 2022, teksa theu edhe një mallkim që zgjaste që nga viti 2006. Që pas atij edicioni, kampionia në fuqi nuk e kishte kaluar asnjëherë fazën në grupe.

Thyerja e këtij mallkimi duket se i ka mjaftuar Didier Deshamp, i cili që para startit të aktivitetit kishte thënë se si qëllim kishte vetëm të kalonte në fazën me eliminim direkt e më pas do të shihej se sa mund të ecte skuadra.

“Objektivi im u arrit”, tha ai sot pas suksesit ndaj Danimarkës. “Grupi im i lojtarëve është i fortë, dëshiron të bëjë gjëra të mëdha. Komplimente djemve, ishte një përgjigje e madhe pas golit të 1-1.

Kemi fituar kundër një skuadre të mirë, shpesh të nënvlerësuar. Danimarka ka treguar se është një ndër skuadrat më të kompletuara. Kemi 6 pikë në dy ndeshje dhe jemi të kualifikuar, është mirë edhe kështu”, theksoi Deshamp.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat