Marcelo dëshiron të ndërpresë kontratën me Olympiacos

Futboll

Marcelo dëshiron të ndërpresë kontratën me Olympiacos

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:31
Marcelo

Mbrojtësi i dikurshëm i Real Madridit, Marcelo, dëshiron të ndërpresë kontratën me klubin e tij aktual, Olympiacos, raporton gazetari Nicolo Schira.

Mbrojtësi legjendar u transferua te Olympiacos në fillim të shtatorit, gati tre muaj më parë.

Braziliani ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon shtesë. Vërtetë, Marcelo hyri në fushë në vetëm pesë ndeshje gjatë kësaj kohe.

Gjërat nuk po shkojnë mirë për Olympiacos. Në kampionat, skuadra e Pireut është e katërta dhe ka 12 pikë prapa liderit. Olympiacos u eliminua nga Europa League, duke përfunduar i katërti në grup..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat