Aziatikët duan hapin drejt kualifikimit

Futboll

Aziatikët duan hapin drejt kualifikimit

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:59
Aziatikët duan hapin drejt kualifikimit

Aziatikët duan hapin drejt kualifikimit pas surprizës me Gjermaninë, publikohen formacionet e Japoni-Kostarika!

Dueli mes Japonisë dhe Kosta Rikës ka marrë një vëmendje shumë të veçante sot pasi të gjithë duan të shohin nëse Japonia është realisht aq e fortë sa u shfaq përballë Gjermanisë, apo ai thjesht ishte një rezultat surprizë.

Aziatikët tronditën skuadrën gjermane me një lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë duke fituar me meritë dhe duke e vënë veten në një pozicion shumë të favorshëm për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Botëror.

Bie në sy se në ndeshjen e sotme trajneri Morijasu ka lënë në stol jo vetëm Kubo e Sakai, por edhe një nga protagonistët e ndeshjes me Gjermaninë, Asano, i cili pritet të ketë përsëri minuta në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj një ekipi i cili do të përpiqet të bëjë rezultat për të shlyer humbjen 7-0 përballë Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat