Malisheva -  Llapi, formacionet zyrtare

Futboll

Malisheva -  Llapi, formacionet zyrtare

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:29
Malisheva 

Malisheva dhe Llapi do të përballen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët ndodhen në një moment të vështirë në pjesën e poshtme të tabelës dhe kërkojnë fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor.

Të dyja ekipet u mposhtën xhiron e fundit dhe në këtë duel futen vetëm për tre pikët.

Tanimë dy trajnerët, Sami Sermaxhaj i vendasve dhe Tahir Batatina i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel shumë të rëndësishëm.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Veliu, Xhaka, Rapuca, Vitija, Mustafa, Tolaj, Hazrollaj, Sobowale.

Llapi: Avdyli, Neto, Emini, Fernandinho, Shabani, Rivera, Fazliu, Alidema, Progni, Kurtaj, Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat