Zielinski: Spalletti më ka përgatitur për Kupën e Botë

Futboll

Zielinski: Spalletti më ka përgatitur për Kupën e Botë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Zielinski

Ditën e djeshme, Polonia arriti një fitore tepër të rëndësishmë me rezultatin 2-0, kundër Arabisë Saudite.Vendimtar në atë ndeshje ishte dhe mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, i cili arriti të zhbllokojë sfidën në fundin e pjesës së parë.

Asi i mesfushës napolitane ia ka kushtuar performancën e tij, teknikut Luciano Spalletti, ku i tregohej falenderues teknikut italian për punën e bërë me të.

“Spalletti më ka përgatitur për Kupën e Botës, po bëj mirë te Napoli dhe e njëjta gjë në ekipin kombëtar.

Të shënosh një gol në Kupën e Botës është “shumë gjëra”.”,- tha ndër të tjera Zielinski.

“Jam i kënaqur me golin, por edhe më shumë me këtë fitore. Është ndoshta goli im më i rëndësishëm me kombëtaren.

Të shënosh në një Botëror është fantastik, kam punuar shumë për të qenë këtu. Nuk ka kohë për të festuar, tani drejtohuni në Argjentinë. Sa keq që nuk shënuam më shumë sot, mund të ishte e rëndësishme për grupin.

Por marrim tre pikë dhe një paraqitje të shkëlqyer, nisemi për tjetrën. Arabia Saudite na vuri në telashe. Ata janë një ekip i mrekullueshëm.

Të luash në raundin tjetër dh të marrësh vendin e parë në grup me Argjentinën është fantastike. Ne e dimë se do të jetë e komplikuar, por ne kemi punuar për ta arritur atë dhe do të japim gjithçka.”,- shtoi më tej në përfundim të ndeshjes mesfushori polak..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat